Tirana duhet të krenohet me prodhimet e saj. Bardheblutë janë duke i transferuar futbollistët në shumë klube të njohura në Europë. Rasti i fundit që e përdori Tiranën si trampolinë ishte Florent Hasani.
Ky i fundit ka nënshkruar me Rapidin e Bukureshtit në Rumani, teksa thuhet se shifra e pagesës që duhet të derdhet në arkën e bardhebluve është 300 mijë euro. Hasani ka nënshkruar për 2 vite e gjysmë dhe te Rapidi gjen sulmuesin tjetër shqiptar, Albion Rrahmanin. “Ai është këtu”, kështu thuhet në postimin e klubit rumun, teksa shfaqet Hasani me fanellën me numër 8. /Sport Ekspres/