“Ai është në formë brilante”! Dinamo e Zagrebit uron Arbër Hoxhën për Shqipërinë: 2 fitore dhe 1 super gol

“Ai është në formë brilante”! Dinamo e Zagrebit uron Arbër Hoxhën për Shqipërinë: 2 fitore dhe 1 super gol

Arbër Hoxha ishte dje lojtari i ndeshjes në takimin mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Hoxha ngriti në këmbë gjithë Air Albania me driblimet e tij dhe golin spektakolar të realizuar kundër Jordanisë.

Ndërkohë urimi ka ardhur edhe nga Dinamo e Zagrebit. Kroatët kanë uruar Hoxhën për super performancën e zhvilluar me Shqipërinë teksa shkruajnë: “Hoxha vazhdon me formën e tij brilante. Dy fitore me Shqipërinë dhe një gol fantastik kundër Jordanisë”, shkruan klubi kroat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/