“Ai është shqiptar si Igli Tare”! Gazetari italian: Kini kujdes Berat Gjimshitin, mund të kalojë te Milani

Igli Tare është drejtori sportiv i Milanit dhe kjo përbën një arritje më vete sa i përket shqiptarëve dhe sukseseve të tyre në arenën ndërkombëtare. Cila do të jetë lëvizja e Igli Tares nga lojtarët e Shqipërisë?

Gazetari italian, Carlo Pellegati është shprehur se Berat Gjimshiti mund të jetë një prej atyre emrave që mund të kalojë te Milani. “Kini kujdes me Berat Gjimshitin, emri i tij nuk është lidhur kurrë me Milanin, por kini kujdes.

Ai është shqiptar si Igli Tare dhe mund të vëzhgohet me njëfarë kujdesi. Gjimshiti mund të kompletojë mbrojtjen e kuqezinjve për sa i përket përvojës”, tha Pellegatti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/