Egnatia ka arritur që të fitojë në shifrat 0-1 në transfertë ndaj islandezëve të Vikingur, Trajneri kundërshtar, Arnar Gunnalaugsson u ngroh shumë nga shkatërrimi që Valur i bëri Vllaznisë dhe mendoi se edhe kundër Egnatias do të ishte e njëjta histori. Megjithatë Egnatia u afrua më shumë me kualifikimin, ndërsa trajneri i Vikingur u shpreh pas ndeshjes se skuadra e tij gaboi shumë në kjëtë takim.
“Është shumë zhgënjyese, kemi një kodër të madhe përpara. Dicka nuk shkoi si duhej, diçka nuk funksiononte. Në pjesën e parë kishte shumë gabime teknike, po humbnim topin në pozicione të mira dhe i jepnim kundërsulmet rivalëve. Ende nuk e kam parë golin e Egnatias përsëri, por ishte si njëfarë goli “komedi”. Por ne jemi ende gjallë, jemi ende këtu, kemi humbur 1-0, duhet të dalim nga ky moment dhe kemi besim te vetja. Duhet vetëm një moment për t’ju bërë të ngjiteni në malin Everest dhe pastaj një moment, për t’ju bërë të mendoni që të futeni në një vrimë dhe të qëndroni për 20 vite atje”, tha trajneri i Vikingur. /Sport Ekspres/