Ajo që nuk duhej ndodhi dje në Europianin e U-21. Gjermani arriti të fitonte pastër ndaj Francës në shifrat 3-0 me ekipin e Shpresave. Nelson ëeiper vazhdon me formën e tij fantastike teksa pasi i shënoi Anglisë dhe Italisë, këtë herë tundi rrjetën e Francës.
Weiper shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 72 u aktivizua edhe Gruda. Gruda hyri me nervozitetin e performancave të dobëta me U-21, duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 76.
Megjithatë ai arriti të shënonte golin e tretë të ndeshjes në minutat shtesë.
Kështu dy lojtarët, Weiper dhe Gruda, të cilët thanë se do të vinin te Shqipëria nëse nuk i merr Gjermania A, tani shënuan të dy në gjysmëfinale dhe janë pjesë e finales së madhe të Europianit. Llogjikisht nëse Gjermania fiton Europianin, në shtator, trajneri i ekipit A do të marrë 2-3 elemente nga grupi fitues i Gjermanisë U-21 dhe mes tyre rrezikojnë të ftohen ëeiper dhe Gruda, duke i djegur mundësinë Shqipërisë. /Sport Ekspres/