Shqipëria do të përballet në ditën e sotme kundër Gjeorgjisë, me ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00. Kombëtarja e Silvinjos ka treguar dy fytyra deri tani, atë të kualifikimit në Europian që mori jehonë të gjerë europiane dhe atë të pas Europianit, që lë shumë për të dëshiruar.
Përballja e sotme do të jetë si një finale për kuqezinjtë, që në rast humbje, e mbyllin përfundimisht historinë e Ligës së Kombeve për Botëror. Për këdo që ka dyshime nëse kjo ulje performance e Shqipërisë është vetëkënaqësi dhe ulje ritmi apo kaq është forca jonë reale, ndeshja e sotme do t’i jap të gjitha shpjegimet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/