Humbja me Anglinë ka ndezur debatin në studion e emisionit “Max Sport” në “Euronews Albania”. Mungesa e aktivizimit të Muçit ka qenë një prej temave të diskutimit. Trajneri Deliallisi ka kërkuar nga Silvinjo që t’i japë minutat e duhura lojtarit të Beshiktashit.
“Muçin edhe vetë Silvinjo e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Por sa duhet të presim? Kur trajneri të vlerëson kaq shumë nëpër intervista, edhe sa duket të presim? Akoma talent, talent, talent… atëherë provoje”, ka thënë Alfred Deliallisi./Sport Ekspres/