Akuza për pastrim parash pasi bleu hotelin në Palasë, reagon Myrto Uzuni pas skandalit

Myrto Uzuni është një prej atyre lojtarëve model të Shqipërisë dhe që është për t’u marrë shembull. Një djalosh i dalë nga balta e Beratit që siguroi jetën me një llotari amerikane, pasi shënoi emrin e tij thellë në historinë e Granadas në Spanjë. Kjo nuk është pak, përkundrazi, lojtari i Shqipërisë u kthye në imazhin kryesor të klubit. E teksa kampionati në MlS ka pasur pushim dhe Uzuni u kthye në Shqipëri, shqiptari është përballur me disa situata aspak të bukura. Për ta nisur që nga dasma e motrës së tij, ku Uzuni hodhi shumë para në të dhe më pas u kryqëzua në rrjetet sociale. Më pas ishte vetë lojtari shqiptar që tha se njerëzit në Shqipëri e kanë gjithmonë një koment të keq, çfarëdo të bësh.

“Nëse nuk do i hidhja lekë motrës, do më thonin se ishte turp dhe se ku i coja lekët. Tani që i hodha, po më thonë se e teprova me lekët, sido të sillesh do të shajnë”, tha atëherë Uzuni. Më pas lojtari shqiptar mori një hotel në Palasë, në Dhërmi. Një tjetër lajm i bujshëm për Uzunin që tregonte për zhvillimin e mëtejshëm se anës se tij ekonomike, sidomos pas shkoi ne MLS. Megjithatë një skandal u publikua në mediat shqiptare të cilat thonë se Uzuni ka bërë një pastrim parash në këtë rast dhe se investimi nuk është bërë me lekët e tij. Për këtë çështje, ka pasur një reagim edhe nga vetë Myrto Uzuni. /Sport Ekspres/