Masimiliano Alegri pritet të largohet nga Juventusi. Mediat italiane raportojnë se trajneri i bardhezinjve është me valixhe ne duar. Alegri pati një debat me një prej gazetarëve të “Tuttosport”-it, të cilin e akuzoi për mashtrime.
Drejtori sportiv i “zonjës së vjetër”, ësht duke shqyrtuar situatën dhe me shumë mundësi do të shkarkojë trajnerin. Mësohet se Alegri së bashku me stafin e tij janë larguar nga qendra stërvitore në Kontinasa. Në media përflitet se drejtimin e përkohshëm të skuadrës në dy ndeshjet e mbetura të Serisë A pritet ta marrë Montero, i cili aktualisht drejton ekipin Primavera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/