Alen Sherri ka zënë vendin e titullarit te Kaljari, gazetari italian del kundër: Kjo zgjedhje e ka dobësuar skuadrën

Alen Sherri ka bërë realitet ëndrrën e tij. Megjithëse u transferua në Kaljari me qëllimin për të qenë portieri i dytë i skuadrës, shtatlarti shqiptar ia ka dalë që të zërë vendin e titullarit mes shtyllave. Ish-gardiani i Egnatias është preferuar titullar në ndeshjet e fundit të Kaljarit në kampionat.

Por aktivizimi i tij ka pasur edhe zëra kundër në opinionin sportive italian. I fundir që ka dalë kundër zgjedhjes së Alen Sherrit është gazetari Karlo Alberto Melisi. Ky i fundit ka thënë për “Radiolina” se vendosja e portierit shqiptar si titullar e ka dobësuar skuadrën.

“Sherri nuk është më i mirë se sa Skufeti. Kjo zgjedhje e ka dobësuar skuadrën”, është shprehur Karlo Alberto Melisi./Sport Ekspres/