Ançeloti flet në konferencën për shtyp: Telefonova Bellingham dhe nuk më hapi telefonin, Vinicius iu përgjigj menjëherë

Konferenca e dytë për shtyp e Carlo Ancelottit në më pak se 24 orë. Pas humbjes në El Clasico ndaj Barcelonës, trajneri italian iu drejtua mediave për të analizuar ndeshjen dhe gjendjen aktuale të Real Madridit. “Unë jam në kontakt me lojtarët, por dje u zemërova me Bellinghamin sepse ai nuk m’u përgjigj.

I thashë Vinicius që ta telefononte dhe ai e hapi telefonin menjëherë. Vinicius më dha telefonin dhe unë munda të flas me Bellingham, kështu që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm”, pranoi Carlo pasi dëshiron që shtatë futbollistët e tij të rëndësishëm të mos pushojnë shumë përpara fillimit të sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/