Karlo Ançeloti i ka dalë sërish në mbrojtje Vinicius Xhuniorit. Ky i fundit u dënua me dy ndeshje pezullim pas gjestit të kryer kundër portierit të Valencias në ndeshjen e pak ditëve më parë. Por ky ndëshkim është vlerësuar si i padrejtë nga trajneri i Realit të Madridit. Ançeloti ka thënë në konferencën në shtyp përpara përballjes me Majorkën se ofendimet që bien në kurriz të Viniciusit mbeten në hije kur bëhet fjalë për sjelljen e brazilianit në fushë.
“Pezullimi me dy ndeshje për Vinin është i padrejtë. Unë i dëgjoj të gjitha fyrjet dhe ato që ai vuan. Kjo nuk është e dretë. Jam lodhur me këtë, sepse kur njerëzit flasin për sjelljen e Vinit, të gjitha ofendimet, abuzimet dhe gjërat e tjera që i ndodhin atij harrohen”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/