Andorra bën surprizë në grupin tonë, del me pikë nga transferta e Letonisë

Vetëm pak minuta më parë është mbyllur një ndeshje në grupin tonë, por e parëndësishme për ecurinë e Shqipërisë dhe fatet tona për kalimin në Botëror. Letonia dhe Andorra janë përballur me njëra-tjetrën duke përfunduar në barazimin 2-2.

Vendasit u befasuan nga San Nicolas në minutën e 33, përpara se letonezi Zelenkovs të lëshonte një predhë nga distanca pak minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll në 1-1 dhe me fillimin e së dytës, Gutkvskis shënoi nga penalltia. Letonia do të gjente edhe golin e tretë që u anulua me Var për pozicon jashtë loje, ndërsa Oliveira në të 78, barazoi te Andorra duke marrë pikën e parë në grup. /Sport Ekspres/