Shqipëria ka fituar në shifrat 3-0 ndaj Andorrës falë dy golave të Rei Manajt dhe golit të Myrto Uzunit. Me golin e shënuar nga Uzuni u rrit më shumë golavarazhi, por shumë mendojnë se kësaj fitore nuk duhet t’i gëzohemi aspak pasi Andorra është vetëm një “ekip lagje”.
Në fakt, statistikat që Shqipëria ka bërë këtë herë ndaj Andorrës, mund të shihen shumë rrallë në historinë e Kombëtares tonë. Mbajtja e topit ishte 85% me 15% në favor të Shqipërisë, por ajo që të bën përshtypje është se goditje totale të Andorrës ishin 0, goditjet në portë 0, goditjet jashtë porte 0, goditjet e këndit 0, goditjet e bllokuara 0, pra në 90 minuta, rivali nuk iu afrua asnjëherë të vetme portës tonë. Në vitin 2019, Shqipëria ngeci në një barazim 2-2 kundër Andorrës, ndërsa asnjëherë më parë nuk kishte dominuar kështu ndaj këtij rivali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/