Anis Mehmeti është një nga elementet më të spikatur të këtij sezoni në Championship. Lojtari shqiptar po zhvillon një kampionat mjaft pozitiv me fanellën e Bristol City-t. Deri më tani, Mehmeti ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
Gjithsej kemi të bëjmë me 14 kontribute për gol për futbollistin 24-vjeçar. Një shifër kjo që e rendit atë të tretin në listën e lojtarëve me më tepër kontribute për gol në Championship. Më lart se ai qendrojnë vetëm Sorba Thomas dhe Adam Armstrongu, të dy me nga 15 kontribute për gol./Sport Ekspres/