Antonio Konte do ta vlerësojë deri në fund të sezonit, Napoli i beson lojtarit shqiptar

Luis Hasa u transferua në radhët e Napolit pak ditë më parë. Fillimisht u përfol për një huazim të mesfushorit shqiptar në radhët e Barit për të marrë minutat e duhura, por duket se situata ka ndryshuar për të. Napoli ka vendosur të zbatojë një tjetër strategji.

Xhaluka Di Marcio ka bërë me dije se Antonio Konte do të ketë mundësinë të vlerësojë aftësitë e 21-vjeçarit deri në fund të sezonit. Kështu, klubi napoletan do t’i besojë Hasës deri verën e ardhshme, për të parë nëse do të ketë mundësinë të zërë vendin në 11-shen e Kontes, apo të duhet të shkojë në huazim për të marrë rritjen e duhur profesionale./Sport Ekspres/