Tashmë është mbyllur sezoni i rregullt në Superiore dhe janë mësuar katër ekipet të cilat do të vazhdojnë më tej në skemën “Final Four”. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani kanë avancuar më tej, ndërsa sot në mëngjes do të hidhet shorti për të vendosur edhe përballjet direkte në gjysmëfinale.
I ftuar në “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini, ka treguar emrat e arbitrave që po përfliten për të ardhur në Shqipëri për të gjykuar finalen e “Final Four”. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, gjysmëfinalet do të mbahen nga arbitrat shqiptarë, ndërsa finalja, për të evituar polemikat, do të ketë një arbitër të huaj. Por këtë herë emri do të jetë më i madh se sezoni i shkuar pasi flitet për Danny Makkelie ose Syzmon Marciniak. Të dy arbitra janë në nivele të larta të futbollit dhe shpesh i shohim në Champions League duke gjykuar Real Madridin ose Barcelonën. /Sport Ekspres/