Arbitri qau prej presionit nga Real Madrid TV, klubi spanjoll reagon: E papranueshme, të merren masat e nevojshme

Reali i Madridit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arbitrin që do të gjykojë finalen e nesërme të Kupës së Mbretit. De Burgos Bengoetxea ka qarë në konferencë për shtyp, duke tregur hapur presionin e madh që ndjen nga videot e shpërdara nga Real Madrid TV. Ndërkohë klubi madrilen ka komunikuar përmes faqes zyrtare se i konsideron të papranueshme deklaratat e gjyqtarëve të ndeshjes dhe kërkon që RFEF-ja të marrë masat e duhura.

“Real Madrid CF i konsideron të papranueshme deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e Kupës së Mbretit, e planifikuar të mbahet nesër, më 26 Prill 2025.

Këto protesta, të cilat çuditërisht kanë përqendruar vëmendjen në video nga një media e mbrojtur nga liria e shprehjes, siç është Real Madrid TV, të kryera qëllimisht 24 orë më parë kundër një prej pjesëmarrësve të finales, tregojnë edhe një herë armiqësinë e qartë dhe të dukshme të këtyre gjyqtarëve ndaj Real Madridit.

Deklarata edhe më befasuese, me një ton kërcënues, duke aluduar në unitetin e gjyqtarëve, u përdorën për të shpallur masat apo veprimet e supozuara, që bien shumë larg parimeve të drejtësisë, objektivitetit dhe paanshmërisë që duhet të mbizotërojnë vetëm disa orë përpara një ngjarjeje futboll,i që tërheq vëmendjen e qindra miliona njerëzve në mbarë botën.

Nisur nga serioziteti i asaj që ndodhi, Real Madridi shpreson që përgjegjësit për RFEF-in dhe trupa e arbitrave të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke marrë masat e nevojshme për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që përfaqësojnë”, ka komunikuar klubi Real Madrid./Sport Ekspres/