Ardhja e Kontes nuk jep efekt, Verona i shënon tre gola Napolit në ndeshjen e parë të Serisë A

Antonio Konte erdhi me bujë të madhe te Napoli. Megjithatë paraqitjet e para të të kaltërve kanë qenë larg pritshmërive të opinionit sportiv. Pas kualifikimit me penallti përballë Modenas në Kupën e Italis, napoletanët kanë hedhur një hap fals edhe në kampionat.

Të kaltrit janë mposhtur sot me rezultatin e thellë 3-0 nga Verona. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 50 nga Livramento, ndërsa më pas ishte Moskera ai që me dy golat e shënuar në minutën e 75 dhe të 90 vulosi shifrat përfundimtare në 3-0./Sport Ekspres/