Ardian Ismajli debuton me Torinon, provë e mirë kundër ekipit nga Gjermania

Ardian Ismajli e ka zhvilluar takimin e parë me fanellën e Torinos. Mbrojtësi shqiptar kaloi nga Empoli te Torino, duke vazhduar që të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Ismajli zhvilloi dje ndeshjen e parë me fanellën e re.

Një ndeshje miqësore ku Torino barazoi në shifrat 1-1 ndaj Ingolshtad. Ismajli u hodh nga minuta e parë në fushë, duke dëshmuar qartë se është në planet e ekipit për të qenë nga minuta e parë në këtë sezon. Vlerësimet për të ishin të mira dhe sipas mediave italiane, kjo provë e parë me fanellën e Torinos ishte e kalueshme dhe shumë pozitive. /Sport Ekspres/