Ardon Jashari do vetëm Milanin, nuk udhëton me skuadrën e Bryzhit për fazën përgatitore

Milani nuk heq dorë nga Ardon Jashari. Igli Tare i ka propozuar Klub Bryzhit një ofertë të dytë për mesfushorin shqiptar. Shifra e ofruar nuk është ajo që belgët kërkojnë, por dëshira e madhe e vetë Jasharit për t’ju bashkuar Milanit e ka ndërlikuar situatën për Klub Bruzhin.

Tare ka vendosur një ultimatum për përgjigjen e belgëve, ndërsa 22-vjeçari ka ndërmarrë hapa protestues ndaj klubit të tij. Fabricio Romano raporton se Jashari ka vendosur të mos udhëtojë me skuadrën e Bryzhit në Skoci, atje ku do të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Ardoni dëshiron vetëm Milanin dhe po ngulmon që kjo marrëveshje të kryhet sa më parë./Sport Ekspres/