Argjentina kualifikohet për në Kupën e Botës, pret biletën për në SHBA 5 ndeshje përpara përfundimit të eleminatoreve

Argjentina do të jetë zyrtarisht pjesë e Kupës së Botës 2026. Kampionët në fuqi do të mbrojnë trofeun e tyre në SHBA vitin e ardhshëm. Bardheblutë kanë siguruar kështu kualifikimin 5 ndeshje përpara përfundimit të fazës së eleminatoreve.

Bolivia ka barazuar sot me shifrat 0-0 kundër Uruguajit, çka i ka dhënë edhe matematikisht kualifikimin Argjentinës. Do të jenë plot 6 ekipe amerikano-jugore që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026 dhe e para prej tyre që ka prerë biletën për në SHBA është pikërisht Argjentina. Kjo e fundit gjendet në krye të renditjes me 28 pikë të grumbulluara, 6 më shumë se Ekuadori i vendit të dytë./Sport Ekspres/