Armand Duka mirëpret ambasadorin e Britanisë së Madhe: Diskutuam për ndeshjen me Anglinë, i premtova organizim dinjitoz

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka vizituar sot amboentet e “Shtëpisë së Futbollit”. Armand Duka ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Instagram” se tema e diskutimit ka qenë organizimi i ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet më 16 nëntor. Kreu i FSHF-së tregon se i ka premtuar zotit Nicholas Abbott se organizimi i ndeshjes do të jetë dinjitoz.

“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Z. Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri Angli më 16 nëntor në “Air Albania”. I premtova Z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/