Armando Broja duhet të gjejë ekip të ri, trajneri i Chelsea-t e lë në shtëpi për ndeshjen kundër Manchester City-t

Armando Broja nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri. Marseca e ka bërë të qartë vendimin e tij, teksa emri i sulmuesit shqiptar mungon në listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e parë të Premier League-s. Chelsea do të përballet sot me Manchester City-n, por kreu i pankinës së bluve të Londrës ka zgjedhur që Armando Brojën ta lërë në shtëpi.

Një shenjë e pastër kjo për sulmuesin shqiptar, i cili duhet të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën. Ofertat për të nuk mungojnë dhe tashmë ka ardhur momenti për të zgjedhur./Sport Ekspres/