Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Legjenda e futbollit shqiptar dha mendimin sa i përket ndeshjeve të Kombëtares në muajin mars, teksa u ndal më shumë te humbja e kuqezinjëve kundër Anglisë.
“Anglia me ekipe si Shqipëria, zakonisht e mbyll ndeshjen që në pjesën e parë sic e mbyllën në kohën e Rejës te Kombëtarja, 5-0 dhe iu dha fund historisë aty. Shqipëria e nisi lojën si e kisha parashikuar unë, e kisha thënë edhe para ndeshjes. Ajo që mua nuk më pëlqeu pastaj ishte deklarata e Silvinjos, ishte i gëzuar që nuk hëngrëm shumë gola.
Pra nëse ti thua jam i lumtur se hëngrëm pak gola, cfarë të presim nga lojtarët? Ata janë gëzuar se e u mundën 2-0, unë u hidhërova se nuk ishim dinjitoz, mund të jetë ndeshja më e dobët e Kombëtares. Është mëkat të mos bësh dy pasime. Pjesa e parë ishte 87 me 13 mbajtje topit, është skandal. Ne ishim më keq se autobuzi. Ne nuk u mbrojtëm me Anglinë, ne prishëm lojën e Anglisë, këtë bëmë. Ka ekipe që mbrohen, e kanë strategji dhe më pas kundërsulmojnë, ndërsa ne vetëm prishëm lojën e Anglisë
Armando Broja në të majtë apo në qendër? Unë vajta 19 vjec kur isha te Partizani, isha lojtar i ri, nuk isha i afirmuar. Trajneri në atë kohë duke ditur aftësitë e mia, funksionoi si ekip, për Sokolin. Këtë po them, nuk dua të diskutoj Brojën në të majtë, në të djathtë apo në qendër, por gjithë ekipi duhet të ketë një strategji për Brojën, që në top të shpejt të shërbej Brojën që ka sprint të madh. Broja nuk mund të luajë dot me pasa, jo dha këtë pas apo atë pas. Broja është ai i ndeshjes me Anglinë, tre pasime i dhanë dhe u shkëput. Ti je ekip mesatar, që ekipet e mëdha të lënë lojë për kundërsulm. Broja nuk është kamarier, nuk është për të dhënë asist. Ai ka një aftësi, ti më thua sa kemi marrë ne nga aftësitë e tij? Zero. Ti si trajner duhet t’i nxjerrësh më të mirën e tij”, tha Kushta. /Sport Ekspres/