Armando Broja tregon arsyen e formës së dobët, problemi qëndron në mesin…e tre klubeve

Armando Broja nuk është ngritur mbi pritshmëritë në dy ndeshjet e shtatorit për Shqipërinë. Megjithatë ndaj Letonisë, Broja punoi më shumë për ekipin dhe kjo ishte arsyeja se përse Silvinjo e la të luante deri në minutën e 90.

Pavarësisht se tifozët kërkojnë më shumë prej tij, që të jetë më kërcënues në portë, këtë herë Broja punoi më shumë në mbrojtje, luajti më shumë me pasime duke e hequr topin më lehtë nga këmba dhe njëkohësisht futi dy topa të mirë në zonë që ishin raste goli, por Manaj nuk e sulmoi në momentin e duhur.

Por përse Broja ndodhej kaq jo mirë fizikisht? Vetë sulmuesi tregoi në Tv Klan edhe arsyen: “Nuk kam bërë fazë përgatitore për sezonin e ri. Ishte një problem mes ekipeve, por nuk dua të flas më shumë për këtë, thjesht konfirmoj se nuk kam pasur mundësi të bëjë fazë përgatitore”. Broja ishte në huazim te Evertoni, që në fillim po shihte mundësinë e blerjes së kartonit dhe më pas hoqi dorë. Më pas Broja kaloi te Chelsea që mesa duket nuk i dha mundësinë Brojës për t’u stërvitur me grupin dhe në fund kaloi te Burnley, pak ditë para nisjes së sezonit të ri. Fakti që Broja ka përfunduar në tre javë në tribunë te Burnley lidhet me mungesën e përgatitjes, në fazën përgatitore. /Sport Ekspres/