Evertoni nuk është vonuar shumë për të gjetur pasardhësin e Sean Dyche-së në krye të pankinës. Sipas mediave britanike, trajneri i ri i bluve do të jetë David Moyes-i. Ky i fundit më herët ka drejtuar West Ham-in, të cilët i shpalli kampion të Conference League-s.
Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen dhe se Moyes-i do të firmosë për 2 vite e gjysmë me klubin e Evertonit. Ndërkohë, trajneri britanik nuk do të ulet për herë të parë në stolin e Evertonit, pasi ka qenë edhe më herët në krye të pankinës së bluve./Sport Ekspres/