Arsenali luan vetëm nga goditja e këndit! Fitore “e çuditshme” kundër Portsmuthit, a është ky momenti që Man City merr kampionatin?

A do të fitojë Arsenali këtë sezon kampionatin? Jemi mësuar gjithmonë që sa herë vjen fundi i Premier League, topçinjtë të mbyllin vetë fatin e titullit me disa gabime trashanike. Në fillim e sezonit, performanca e tyre është mbreslënëse, por që bie në mesin dhe fundin e tij.

Sinjalet e para po vijnë se e njëjta gjë mund të përsëritet edhe në këtë sezon. FA Cup mund të quhet gjithashtu një tregues teksa Man City ka fituar në shifrat 10-1 ndaj Exter, ndërsa Arsenali ka fituar sot në shifrat 1-4 ndaj Portsmouth.

Megjithatë tifozët e Arsenal kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi performancën e ekipit. Pavarësisht një fitore në dukje të lehtë, në fushë nuk ishte edhe aq. Nga 4 gola, 3 prej tyre janë shënuar me goditje këndi, ndërsa vetëm një gol ka ardhur nga aksioni. Kjo tregon diçka në lidhje me mungesën e efikasitetit dhe lojës së shpejtë të Arsenalit në aksionet sulmuese, ndërsa Portsmuth ende mes vendeve të fundit të Championship dhe në javën e kaluar pësoi plot pesë gola nga Bristol City i Anis Mehmetit. A është ky momenti kur Manchester City kalon sërish Arsenalin? /Sport Ekspres/