Artan Hoxha: Po të më pyesnit mua, do të doja të shihja Baton Zabërgjan te Shqipëria dhe jo Etnik Brrutin

Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin e njohur në Kosovë, “Favorit”. Ai është shprehur se do të kishte dëshiruar Baton Zabërgjan te Kombëtarja Shqiptare, një element që është pjesë e Superiores tonë dhe që është ngritur më shumë nga Ilir Daja.

“Po të më pyesnit mua, unë do të kërkoja Baton Zabërgjan te Shqipëria. E ndjek cdo javë se jam tifoz i Dinamos. Erdhi edhe Ilir Daja te Dinamo për fat dhe e ka bërë Zabërgjan që të luaj ku do të dëshiroj, i ka dhënë hapësira dhe po i përkëthehet e gjitha kjo.

Unë do të doja që Shqipëria të kishte Batonin që kishte atje, se ne e kemi parë. Por ata zgjodhën Brrutin, ai luan te Malisheva dhe e gjitha kjo zgjedhje e Silvinjos është një bast”, tha Artan Hoxha. /Sport Ekspres/