Asist i përsosur nga Roko Vata ndaj kryesuesve të kampionatit, Uatfordit nuk i mjafton për të marrë 3 pikët

Uatfordi është mposhtur nga Bërnlei në javën e 43-të të kampionatit. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Roko Vata. Lojtari 19-vjeçar dha një asist të përsosur në minutën e 8 të ndeshjes.

Vata gjendej në krahun e majtë të sulmit dhe dha një harkim të përkryer në zonë, ku Dumbia e shfrytëzoi për të shënuar gol. Megjithatë Bërnlei arriti të përmbyste shifrat në 1-2. Bërnlei ka marrë kryesimin e Çempionshipit, ndërsa Uatfordi gjendet në vendin e 12 të renditjes./Sport Ekspres/