Askush me mendjen te nxehja, të gjithë lojtarët shikonin shokët e tyre te Shqipëria

Një fotografi shumë domethënëse është hedhur nga FSHF për të treguar sesa të përfshirë janë lojtarët e Shqipërisë me fanellën. Fotografia është marrë nga ndeshja në transfertë me Ukrainën, teksa në pjesën e dytë, Silvinjo nxori në nxehje disa lojtarë.

Ajo që shihet qartë është se futbollistët e dalë në nxehje e kishin shumë të vështirë për ta kryer këtë detyrë normalisht si në klub, pasi ishin të përfshirë po aq sa edhe ata në fushën e blertë, duke ndjekur me vëmendje të madhe dhe me ankth çdo aksion nga ndeshja. /Sport Ekspres/