Askush si Xhaka në top 5 ligat e Europës, Sanderlendi krenohet me mesfushorin shqiptar: I vetmi lojtar me më shumë se 100…

Granit Xhaka është befasia e bukur e këtij sezoni. Transferimi në një ekip që sapo u ngjit në Premier Ligë u cilësua si një hap pas për mesfushorin shqiptar, por e kundërta ndodhi. Xhaka i theu të gjitha pritshmëritë, duke u kthyer një blerjen më të goditur në merkaton e verës.

Mesfushori i Sanderlendit po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke qenë protagonist absolut në elitën e futbollit anglez. Klubi britanik ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në “Instagram” se Xhaka, me 103 ndërprerjet e suksesshme të aksioneve të kundërshtarëve, është i vetmi në top 5 ligat europiane që nunëron një shifër të tillë.

“Granit Xhaka është i vetmi lojtar në top 5 ligat e Europës me më shumë se 100 ndërprerje të aksionit në këtë sezon”, ka komunikuar Sanderlendi./Sport Ekspre