Kristjan Asllani luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e Torinos më 31 gusht. Mesfushori shqiptar ishte titullar në përballjen kundër Fiorentinës, e cila përfundoi me shifrat 0-0. Në një intervistë të dhënë për “TeleLombardia”, presidenti i Torinos ka deklaruar se Asllani do të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, por i duhet të rifitojë ritmin e ndeshjeve. Presidenti Kairo kërkon nga ekipi që të kenë rezultate më të mira se sa në sezonin e shkuar.
“Kemi një skuadër konkuruese, të ndërtuar nga trajneri Baroni dhe nga drejtori sportiv Vanjati. Asllani? Ai ka nevojë që të rifitojë ritmin e tij të ndeshjes, por do të jetë i rëndësishëm. Simeone dhe Ngonge luajtën pak vitin e shkuar, por do të përmirësohen. Mund të bëjmë gjera të mira, ka potencial. Asnjë entuziasëm, sepse e nisëm dobët me humbjen e keqe ndaj Interit, e cila më zemëroi shumë. Duhet të bëjmë më mirë se sa në vitin e shkuar”, ka deklaruar Urbano Kairo./Sport Ekspres/