Asllani është shumë pranë klubit të ri, kontratë deri në vitin 2029

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi. Mesfushori shqiptar është shumë pranë transferimit te Bolonja. Xhanluka Di Marcio dhe Nikolo Shira konfirmojnë se negociatat mes palëve janë në nivel të përparuar.

Shira bën me dije Asllani do të firmosë një kontratë deri në vitin 2029 me të drejtë zgjatjeje deri në 2030-n. Sezonin e shkuar Bolonja u rendit në vendin e 9 në tabelën e Serisë A, si dhe arriti të fitonte Kupën e Italisë. Një trofe ky që i mundëson pjesëmarrjen në Ligën e Europës./Sport Ekspres/