“Asllani ka 3 vite që nuk luan 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos flet hapur pas fitores ndaj Napolit: Duhen marrë rreziqe në fushë

Napoli është larguar me humbje nga Torinoja. Vendasve u mjaftoi një gol për të aiguruar një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat. Titullar në fushën e lojës ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 84 minuta. Trajneri i Torinos u shpreh pas ndeshjes se mesfushori shqiptar ka tre vite që nuk ka luajtur tre ndeshje radhazi, ndërsa ka shtuar se në fushën e lojës ekipi duhet të luajë pa frikë dhe të marrë përsipër rreziqe.

“Gjithmoni e doni çdo gjë të arrihet menjëherë dhe kjo kurrë nuk është e lehtë. Sidomos për shkak se kemi bërë shumë ndryshime. Asllani ka 3 vite që nuk ka luajtur 3 ndeshje radhazi.  Kjo vazhdueshmëri dhe aftësi për t’i dhënë minuta lojtarëve si Simeone dhe Ngonge ka bërë që ta paguajmë në disa situata të caktuara. Por unë gjithmonë kam pasur besim te grupi. Frika nuk ekziston në fushën e futbollit, edhe kur luan duhet të ndërmarrësh rreziqe”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/