Interi do të përballet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, me Spartën e Pragës në Ligën e Kampionëve. Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre për këtë ndeshje. Dy shqiptarë do të jenë në fushë nga minuta e parë e lojës.
Kristjan Asllani ka fituar besimin e Inzagit, teksa për të 4-tën herë radhazi merr fanellën e titullarit te Interi. Ndërkohë në krahun tjetër e sfidon Qazim Laçi. Ky i fundi është i vetmi nga lojtarët shqiptarë që do të jetë në fushë nga minuta e parë për Spartën e Pragës./Sport Ekspres/