Kristjan Asllanit është përballur me kritika të shumta në javët e fundit. Megjithatë, fjalët e tifozëve nuk e kanë ndikuar aspak Simone Inzagin. Asllani nuk e ka humbur ende besimin e trajnerit. Inzagi e ka zgjedhur për të tretën herë radhazi titullar mesfushorin shqiptar.
Edhe mbrëmjen e sotme talenti i Kombëtares kuqezi do të zbresë në fushë nga minuta e parë me ekipin e tij të zemrës. Një ndeshje e veçantë për Asllanin, që do të ketë përballë skuadrën që e bëri të njohur në Serinë A, Empolin./Sport Ekspres/