“Asllani nuk ka frikë të pasojë përpara”, Shqipëria josh Richards-in: Kam parë klipet e tyre

Grupet e Kampionatit Europian kanë qenë tema e diskutimit në “The rest is fotball”. Micah Richards ka veçuar Kristjan Asllanin si njeriun për t’u ndjekur te Kombëtarja e Shqipërisë. Ish-lojtari i Manchester City-t është vendosur në dilemë për sa i përket skuadrave që do të kalonin fazën e grupeve, teksa sipas tij, Kombëtarja shqiptare ka diçka të veçantë që e bën të luhatet në vlerësimin e tij.

“Kanë një lojtar në mesfushë, Asllanin. Është lojtar i Interit, një numër ‘6’. Është ai që i përzien të gjithë bashkë. Ai është ngjitësi në atë ekip. Nuk jep vetëm pasimet e shkurtra. Ai mund të japë edhe pasime të gjata dhe nuk ka frikë të pasojë topin përpara. Kështu që mbajeni në vëzhgim Asllanin. Është vërtetë shumë i mirë në mesfushë. Kam parë klipet e tyre në dy ditët e fundit. Ata kanë diçka”, ka deklaruar Micah Richards./Halit Delibashi-Sport Ekspres/