“Asllani po rritet shumë”, Inzagi vlerëson paraqitjet e Kristjanit: Ka luajur në ndeshje të rëndësishme për ne

Kristjan Asllani ka luajtur sot ndeshjen e dytë radhazi me fanellën e Interit. Inzagi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e mesfushorit shqiptar, për të cilin flet me fjalë vlerësuese. Trajneri i Interit tha se Asllani po rritet ndjeshëm dhe se ka luajnë ndeshje të rëndësishme për ziklatrit.

“Asllani por rritet shumë. Edhe ai vetë e ka kuptuar këtë gjë. Ka luajtur ndeshje të rëndësishme, hyri në ndeshje ku kemi qenë në vështirësi si në Firence dhe në Romë. E meriton”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/