“Asllani si Jorginho, Broja më i mirë se Scamacca”! Debati mes Jemini dhe Jupit: Gjithë ditën dhe gjithë natën, Mitaj më i mirë se Di Marco

Në emisionin Procesi Sportiv është diskutuar sa i përket ndeshjes së parë të Europianit që Shqipëria do të ketë kundër Italisë. Një debat ka pasur mes Redi Jupit dhe Jeminit, të cilët ndanin opinione të ndryshme sa i përket krahasimit mes Mitajt dhe Di Marcos. Jupi e nisi analizën duke thënë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq afër nivelit të Italisë.

Jupi: “Po bëja një analizë të formacionit të fundit që ka përdorur Italia në miqësore dhe formacionin e Shqipërisë. Është hera e parë që nuk jemi shumë larg në vlera ndaj tyre. Donaruma është portier i mirë, por nuk ka një vlerë specifike të madhe karshi portierit tonë. Mbrojtja e Italisë kundër Bosnjes ishte modeste, Gjimshiti dhe Buongorno, Gjimshiti është më i mirë. Caliaflori dhe Ismajli ose Kumbulla, nuk kanë shumë diferenca. Për mua Mitaj është më i mirë se Di Marco. Asllani ka një vlerë të përafërt me Jorginho, pastaj mes Scammaca dhe Broja, Broja është më i mirë. Pastaj te Fratessi, Chiesa, është Italia më mirë. Për mua nuk jemi kurrë më afër Italisë në vlera”.

Jemini: “Redi, si qënka Mitaj më i mirë se Di Marco?”.

Jupi: “Patjetër o Lenco, gjithë ditën, gjithë natën”.

Jemini: “Po ai është kampion Italie, si qënka më i mirë Mitaj se Di Marco”.

Jupi: “Po unë ta jap me garanci këtë”.

Jemini: “Nëse flet me patriotizëm është tjetër gjë, por nëse thua këtë pastaj, ai tjetri është kampion në Itali”