Skuadrat shqiptare kanë përjetuar një mbrëmje pozitive në arenën europiane. Egnatia, Drita dhe Shkëndija e kanë nisur mbarë rrugëtimin në turet kuakifikuese të Champions League-s. Egnatia ka mposhtur Breidablikun në Rrogozhinë me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 92-të, megjithëse kampionët e Shqipërisë patën mundësinë disa herë për ta gjetur më shpejt rrugën e rrjetës.
Po me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Drita, e cila e luajti takimin e parë në shtëpi. Skuadra e kampione e Kosovës ka mposhtur Differdange-n falë golit të shënuar nga Arb Manaj në minutën e 73-të. Ndërkohë Shkëndija është larguar e pamposhtur nga transferta uellsiane. Kuqezinjtë e Tetovës kanë barazuar me rezultatin 0-0 me The New Saints-in. Të treja ekipet i shqiptare i pret ndeshja e kthimit javën e ardhshme, kur do të përcaktohet se cili do të kualifikohet në turin e dytë të Champions League-s dhe cili do të vazhdohë rrugëtimin në Europa League./Sport Ekspres/