Asnjë minutë për Ernest Muçin, përgjigja e trajnerit: Këtu vendimet i marr unë

Ernest Muçi nuk u aktivizua sërish për asnjë minutë në fushën e lojës, ashtu siç ndodhi edhe në finalen e Super Kupës së Turqisë kundër Gallatasarait. I pyetur në lidhje me mosaktivizimin e sulmuesit shqiptar, trajneri i ri i Beshiktashit është detyruar të japë shpjegime. Van Bronkhorsti ka thënë se futbollistët i përzgjedh në varësi të ndeshjes dhe kundërshtarit. Në fund ai ka shtuar se koha do t’i vijë të gjithë lojtarëve.

“Skuadra jonë është e madhe. Ka lojtarë që nuk marrin minuta në lojë. Vendimet i marr unë. E përgatis ndeshjen sipas asaj se çfarë do dhe kërkon ndeshja. Kur të vijë koha do t’i përdorim të gjithë. Çdo lojtar është i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Xhovani Van Bronkhorsti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/