Ernest Muci ka kaluar vetëm gjashtë muaj te Beshiktash, por duket se do të largohet dhe do të arrijë kulmin e karrierës së tij. Futbollisti shqiptar pritet të transferohet te Aston Villa në Premier League. Nga ana tjetër Beshiktashi ka bërë gati Tallisca për ta marrë në vend të Mucit dhe kjo e bën edhe më të besueshme teorinë se kalimi i shqiptarit do të ndodh në këtë merkato vere.
Nga ana tjetër, mediat turke bëjnë të ditura se Aston Villa ka befasuar Beshiktashin me ofertën “paketë”. Klubi anglez ka ofruar 42 milionë euro dhe kërkon të marrë Semih Kilicsoy dhe Ernest Mucin. 30 milionë euro për sulmuesin turk dhe 12 milionë euro për atë shqiptar. Të dy këta futbollistë kanë një marrëdhënie fantastike së bashku, të dy janë të rinj në moshë, të vlerësuar nga tifozët, me cilësi të larta teknike dhe ngjasojnë edhe në aspektin fizik. Një lloj kimie që ka ardhur që në ditën e parë, e përshëndetur edhe nga ana e tifozëve, aq sa e kemi quajtur Kilicsoy si “binjakun” e Mucit. Tani ka gjasa që edhe transferimin që do të kryejnë, ta kenë në të njëjtin rrugë. /Sport Ekspres/