Françesko Açerbi ka folur për mediat pas humbjes së thellë 5-0 të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi italian ka thënë se ritmi i PSG-së ishte dyfishi i ritmit të tyre. Sipas Açerbit parisienët ishin të paarritshëm. Megjithatë ai shton se tashmë Interi duhet t’ja nisi nga e para me kokën lart.
“Ata po luanin me dyfishin e ritmit tonë. Këto janë ndeshje që të lënë një shije të hidhur në gojë, por në realitet largohesh nga fusha duke thënë: “Çfarë mund të bënim?”. Jemi të zhgënjyer. Ata ishin të paarritshëm për t’u luajtur, por edhe ne bëmë përpjekjet tona.
U bllokuam mendërisht dhe fizikisht, ata po luanin me dyfishin e ritmit tonë, thjesht nuk mundëm ta bënim. Askush nuk priste 2 finale në 3 vjet, është për të ardhur keq që nuk fituam. Është futboll, duhet të fillosh nga e para me kokën lart. Nuk është kurrë e lehtë të arrish në finale”, ka thënë Françesko Açerbi./Sport Ekspres/