“Ata na njohin mirë”! Chiesa i frikësohet lojtarëve të Shqipërisë që luajnë në Serinë A: E dinë futbollin italian

Chiesa ka folur para ndeshjes që Italia do të zhvillojë kundër Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Futbollisti i njohur është i frikësuar faktit se ka shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në Serinë A dhe që e njohin mjaftueshëm Kombëtaren e “Axurrëe”.

“Pas Shqipërisë ne do të luajmë kundër Spanjës dhe Kroacisë, e dimë se çfarë do të thotë që të luash kundër këtyre rivalëve. Kroacia ka marrë rezultate fantastike, sidomos në Botëror. Ka lojtarë të shkëlqyer. Shqipëria na njeh mirë, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian, do të jetë shumë e vështirë kundër tyre, duhet të fokusohemi”, tha Chiesa. /Sport Ekspres/