Historia e Berat Gjimshitit është padyshim një histori suksesi që duhet të shërbejë si frymëzim për çdo të ri. Rrugëtimi i tij te Atalanta nuk ishte i lehtë, por këmbëngulja e mbrojtësit shqiptar bëri që nga i endur mes huazimeve dhe stolit, të shndërrohej në kapitenin e ekipit.
Në përballjen e djeshme kundër Venecias Berat Gjimshiti ka zhvilluar ndeshjen e tij numër 250 me fanellën zikaltër. Një shifër e mbrësëlënëse për kapitenin e Kombëtares shqiptare, me të cilin është krenuar edhe vetë klubi italian. Atalanta ka shpërndarë një postim në faqen e vetë zyrtare në “Tëitter”, ku ka shkruajtur: “250 herë me ne. Gjimshiti arrin 250 paraqitje me zikaltrit”. Gjithashtu ka përdorur edhe simbolin e një mali, për të treguar pakalueshmërinë e Gjimshitit në prapavijë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
2??5??0?? volte con noi ????#Djimsiti hits 250 appearances in ??#VeneziaAtalanta #GoAtalantaGo pic.twitter.com/IlEYqfB1bh
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) October 21, 2024