Veseli ishte një prej emrave që shkoi me bujë te Egnatia. Një lojtar i Kombëtares që erdhi në Superiore, por aventura e tij në Shqipëri nuk zgjati shumë. Pak më parë Sudtirol në Serinë B në Itali ka zyrtarizuar afrimin e Veselit.
Kjo skuadër ndodhet në vendet e fundit në Serinë B dhe misioni i saj është për të mbijetuar dhe për të mos mbërritur në Serinë C. Për këtë arsye ata kanë marrë në ekip Veselin, një lojtar i cili ka shumë eksperiencë në Itali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/