Përpara se të jetë një lojtar i mirë, Jasir Asani është edhe një djalë shembullor. Përtej vëmendjes dhe famës së madhe që mori, teksa në një moment ishte njeriu më i përfolur në Shqipëri, Asani nuk “u deh” kurrë nga suksesi dhe gjithmonë ishte i përkushtuar te familja.
Sot, një ditë e veçantë është për familjen e Jasir Asanit. Babai i tij, Fadili, feston datëlindjen dhe Jasiri i ka bërë një dedikim me foto në Instagram. “Ba, e gëzofsh datëlindjen, faleminderit që je babai më i mrië që mund të ketë një fëmijë”, shkruan Asani. /Sport Ekspres/