Bajerni i shpëton shtesave në sekondat e fundit, Selltiku e surprizoi në Mynih

Bajerni i Mynihut ka siguruar kualifikimin për në fazën pasardhëse në Ligën e Kampionëve. Një kualifikim në dukje i lehtë në letër, por që nuk rezultoi aspak i tillë në fushë. Pas fitores 1-2 në Skoci pritej që bavarezët të mos linin vend për surpriza në Mynih.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit për Bajernin. Kyhni kaloi Selltikun në epërsi në minutën e 63-të dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 4-t të shtesës. Bajerni rrezikonte ta dërgonte ndeshjen në shtesë, por Dejvisi i shpëtoi nga rreziku. Lojtari kanadez arriti të shënonte vetëm pak sekonda përpara fundit të ndeshjes, duke prerë kështu biletën për në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve./Sport Ekspres/