Viti kalendarik 2026 nuk mund të niste më mirë për Bajernin e Mynihut. Gjigantët e Bundesligës kanë mposhtur me shifrat e thella 8-1 Volfsburgun. Bavarezët nuk treguan aspak mëshirë ndaj kundërshtarit, i cili provoi një disfatë turpëruese në acarin e Mynihut.
Ndeshja nisi me një autogol të Fisherit që në minutën e 4-t. Pejçinoviçi kompensoi gabimin e shokut të skuadrës në minutën e 12, por goli i tij do të vlente thjesht për statistikë. Diazi (29’), Olize (49’, 75’), Jenci (52’, autogol), Guerreiro (67’), Kane (68’) dhe Goretcka (87’) vulosën ndeshjen në shifrat përfundimtare 8-1. Bajerni është krenuar me këtë fitore në llogarinë e vetë zyrtare në “Tëitter”, ku ka shpërndarë disa pastime me doza krenarie për këtë fitore të jashtëzakonshme./Sport Ekspres/
8:1?! ? Was ein ????????, Jungs! pic.twitter.com/q0XpQg6jQO
— FC Bayern München (@FCBayern) January 11, 2026